Kultura

Aktivitetet kulturore të përkrahura nga miqtë austriakë

Kultura në shërbim të afirmimit

Studiuesi,Mathieu Aref, (F) ligjëron në Vjenë (shkurt 2008v), 5o vite hulumtime. Albanologu që vërteton lidhjen e shqiptarëve me pellazgët(foto:H.Mehmeti)

Vitet e nëntëdhjeta ishin nisjet e saj, kur me përkrahjen materiale nga shoqatat, nga të cilat dallohet ,,KulturKontat”-it i Austrisë, arritën ta prezantojnë artin e tyre shumë krijues shqiptarë, si pjesë e një etnie të lashtë e me traditë arti.

Vjena, kryeqyteti i kulturës në Evropën Qendrore dhe jo vetëm i saj, vazhdimisht ka mbështetur progresin në zhvillimet e artit e kulturës edhe të popujve tjerë. Në mesin e tyre artin e gjuhësisë shqiptare, i cili do të radhitet në vendin e nderit me figurat e shquara të kombit tonë dhe atij austriak që dhanë për shkencën gjuhësore shqiptare.

Studimet albanologjike, krijime artistike me vlera universale zunë fill pikërisht në Vjenë, ku u mësua gjuha shqipe në Katedrën e Gjuhëve që nga fillimi i shekullit të kaluar akoma pa lindur alfabeti i shqipes. Që në vitin 1907, poeti dhe veprimtari patriot, Hilë Mosi shkroi poezi kushtuar gjuhës e kombit shqiptar në Vjenë, ku ruhen armët e të madhit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të cilat ishin frymëzim i shumë poetëve të rilindjes shqiptare, siç ishte Naim Frashëri.

Vjena e Norbert Jocklit, albanologut e themeluesit të albanologjisë, autorit të incizimit të parë të zërit shqip më 1914, zëri më i hershëm i incizuar ndër popujt ballkanik, i cili ruhet si dokument me vlerë në Vjenë.

Koha e diktaturës dhe robërisë ishte periudhë më e errët në ofrimin e vlerave nga kultura shqiptare në botë. Shqiptarët mbetën populli i izoluar dhe enigmatik për pjesën kryesore të kontinentit tonë dhe më gjerë. Fatbardhësisht kohët ndryshuan pas gjithë asaj nate të errët. Filloi frymëmarrja e lodhur kombëtare, u gjallëruan shkëmbimet nga lëmi e artit duke filluar nga lëvizja e artistëve, sportistëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve. Kjo lëvizje ishte sa individuale aq afirmative kombëtare.

Dhjetëra krijues u bënë pjesë teatrosh, operash, kinemash, themeluan atelie, depërtuan deri në filarmonitë e njohura siç është ajo e Vjenës, apo Opera e Vjenë. Kjo armatë krijuesish bëri emër shqiptarë. Tregoi se kombi shqiptar ka energji e jetë dhe është gjallë akoma pas zezonës që përjetoj. Në afirmimin e njerëzve tanë u angazhuan edhe miqtë tanë. Kujtesa jonë kombëtar do i shënoi ata në historinë tonë me respekt të veçantë. Nga këta duhet veçuar miqtë austriak, pa përjashtuar të tjerët nga hapësirat gjermano-folëse, me ndihmën e të cilave u shpalos krijimtaria e artistëve para publiku nga shumë vende të globit.

Vitet e nëntëdhjeta ishin nisjet e saj, kur me përkrahjen materiale nga shoqatat, nga të cilat dallohet ,,KulturKontat”-it i Austrisë, arritën ta prezantojnë artin e tyre shumë krijues si pjesë e një etnie të lashtë e me traditë arti. Traditë kjo e plagosur me dhjetëvjetësha. Kjo përkrahje e gjithanshme për krijuesit, ua mundësoi qëndrimin atyre shpeshherë disa muaj në kryeqytetin austriak-Vjenë. Kështu nënë këtë përkrahje prezantuan krijimet e tyre edhe kolosët e letrave shqipe, Ismail Kadare (nëntor,2008v), Fatos Kongoli (shkur,2008v) dhe shumë krijues tjerë si: Visar Zhiti, Helena Kadare, Lazër Stani( nëntor,2008v), Anri Sala(mars-qershor, 2003v), Erzen Shkololli (2003), Adela Demetja (2007),Artan Draçini (1999v), Albes Fusha(1999), Dritan Hajredini (2005,2007v), Fani Zguro(5-28 mars 2008), Jani Zguro (jan-mar,2009), Alban Muja (2007,2009v), Leonard Qylafi, Rudina Xhaferi (2008v), Albana Shala (2008v), Luljeta Lleshanaku(2010), Mimoza Ahmeti(2008v.) Lule Elezi(2010/11/12), Beqë Cufaj(2010,2012v), Jeton Neziraj(2011,2012v).

Në fillim të këtij vitia, erdhën Ervina Halili (shkurt-mars 2012v)Dritan Hyska (mars, 2012v). Nën përkujdesjen e profesorëve si Dr.Theodor Kanitzer, Prof. Dr. Johann Günther pjesëtarë e programues të Shoqatës “Frederik Shopen” u mundësua ardhja e pianistes nga Kosova Lule Elezi dhe artistëve tjerë, pedagog në UN-Prishtina, Antonio Gashi e Venera Mehmetagaj. Ata shpalosen artin e tyre para publikut vjenez, që ka një shije e ngrohtësi të veçantë. Tradita miqësore austriake ndaj shqiptarëve nuk mbaron. Kjo u shpreh në përkrahjen e talenteve me prirje të rrallë. Janë shumë artistët e krijuesit shqiptarë që bënë emër në art duke e ngritur vlera të lashta kulture, pikërisht falë kësaj ndihme madhore. Do veçonim këtu pianisten e re, Mag. Ardita Statovci , e cila u shqua me lojën e saj në koncertet jo vetëm brenda Austrisë por në skenat më prestigjioze botërore të muzikës klasike. Kudo që shkoi shkëlqeu dhe gjithmonë me krenari e thotë identitetin shqiptar nga Kosova. Fate Velaj, kryetari i ,,Weltofen” me seli në Vjenë, është ura më e fuqishme lidhëse me kulturën perëndimore evropiane. Ai është padyshim krye ambasadori efikas në trashimin e rrugës atje ku natyrshëm u takon shqiptarëve. Me të drejtë mban çmimin ,,Qytetari i Europës”. Velaj modest, nuk flet, flet puna e tij, për te dhe për historinë e ndritur të njeriut tonë. Astrit Ajdaraj, aktor; Eva Alikaj,aktore; Shkëlzen Doli , violinist në Filarmoninë e Vjenës, ndër më të njohurat në botë; Destan Gashi, skulptor. Skulpturat e tij dhe pikturat e zonjës së tij, Barbara Gashi, i mbushin hapësirat e objekteve më me vlerë qe nga Brukseli si qendër evropiane ku ata studiuan.

Do iu hyjmë në hak edhe shumë të tjerëve që nuk i rreshtojmë në shkrimin tonë por vlera e respekti për ta nuk do të preket. Është me fat kombi që ka talente të tillë. Mbi të gjitha shkëlqen njeriu ynë i thjesht me virtyte të larta të trashëguara brez pas brezi. Nga këto besa shqiptare është e veçanta e madhorja nga të gjitha. Ja çfarë thotë Znj. Annemarie Türk, historian e politolog, nga KultruKontakt-Austria në hapje të ekspozitë ,,Besa”, ku flitet për mbrojtjen e hebrenjve nga nazistet ,,Për Shqipërinë, ne dinim nga mjetet tona të informimit vetëm mbi vështirësitë ekonomike e problemet politike”.

Nga Ambasada e R. Kosovës vitin e kaluar nisi një praktikë e re në sjelljen e krijuesve nga vendlindja. Organizoi ,,Javën e Kulturës Shqiptare” për herë të parë diçka e tillë në Vjenë. Erdhën mes tjerash, Akademik Regjep Qosja, Agim Vinca. Grupi i artistëve student nga Kosova, loboj me artin e tyre në sheshin qendror të Vjenës, aty ku graviton e gjithë spektri multinacional nga e gjithë bota. Tani gjendja materiale, deri diku, duket e mundshme edhe për ndonjë investim në lëmin e kulturës e artit. Lobimi përmes artit është më i duhuri në afirmimin tonë pozitiv në botë, përmirësimin e imazhit tonë të njollosur nga elementet antikombëtar e anticivilizues të gjithfarë lloji.

Falë përkrahjes së veprimtarëve Isamedin Emini, Mirela e Ajet Shira e mundësuan ardhjen e profesorit të shquar shqiptar nga Parisi, Matheu Aref (Arif Mati, shkurt- 2008) për të ligjëruar në UN e Vjenës. Ligjërata e tij interesante dhe me argumente të pa kontestueshme tregon origjinën e shqipes nga pellazgjishtja. Me mbështetje të Misionit Katolik Shqiptar në Vjenë ligjëroi Dr. Anton Nikë Berisha, profesor në UN- Kalabria të Italisë. Vargu i aktiviteteve nuk do shkëputët tani shtegu është i trasuar drejtë lartësisë. E sigurt.

Dy krijuesit e fundit

Ervina Halili, u lind në Gjilan kurse studimet në shkencat gjuhësore i mbaroi në Universitetin e Prishtinës,. Tani vazhdon studimet post diplome në UN-e Prishtinës. Qe në moshë të re filloi të shkruan poezi. Tani ato i gjejmë të botuara në gazetat internacionale dhe ato shqiptare duke arritur të jetë pjesë e antologjisë internacionale të poetëve. Ka të botuara dy përmbledhje poetike ,,Trëndafili i Heshtjes” (2004) dhe ,,Vinidra” (2008).

Dritan Hyska, u lind në Korçë. Kreu Akademinë e Arteve të bukura në Venedik. Ka punime të cilat i ka ekspozuar në galeri të qyteteve të ndryshe, edhe në Vjenë. Fotografinë e ka shprehje arti ku dominojnë skeletet e ndërtesave në Tiranë. Ekspozita në Vjenë do jetë e hapur një muaj.

Annemarie Türk, KulturKontaktAustria, e interesuar për prezantimin e kulturës shqiptare në Vjenë

Ismail Kadare, lexon në Sallën Jubilare, (nëntor 2008) dhe përkthyesi Röhm në Vjenë (foto:Hazir M.)

Dr.Theodor Kanitzer, Lule Elezi, Znj.Schwarz Schiller, Chopingesellschaft në Vjenë (2010v)