Lifestyle

Aktori Travolta tregon aftësitë e tij në vallëzim

Aktori John Travolta duket se nuk i ka harruar disa stile të vallëzimit, derisa i befasoi të gjithë kur doli në skenë gjatë një koncerti në Festivalin e Filmit në Cannes.

64-vjeçari iu bashkua reperit 50 Cent në skenë. Reperi po e këndonte këngën “Just A Lil Bit” kur aktori Travolta doli në skenë dhe filloi të vallëzojë.

Të pranishmit në koncert u ndanë mjaft të lumtur me performancën e Travoltës dhe 50 Centit.

Para performancës, reperi i hitit “Candy Shop” gjithashtu postoi një foto bashkë me aktorin. Travolta aktualisht po merr pjesë në Festivalin e Cannes me filmin e tij të fundit, “Gotti”, i cili paraqet jetën e mafiozit John Gotti.

https://www.youtube.com/watch?v=EuLN2PkoTXc