Futboll

AKV Bardhosh Gërvalla nga Gjermania është fitues i Kupës së Diasporës 2018

Fitues doli ekipi i Bardhosh Gërvallës, të cilët fituan me rezultat 4:3

Në Ludwigsburg në Jugperëndim të Gjermanisë, të shtunën në ditën e fundit të muajit qershor të vitit 2018, u zhvillua finalja e Kupës së Diasporës, midis AKV Bardhosh Gërvalla Ludwigsburgut nga Gjermania dhe FC Albania Zürichut nga Zvicra, përcjell Albinfo.

Fitues doli ekipi i Bardhosh Gërvallës, të cilët fituan me rezultat 4:3.

Ekipi “vendas” kishte një epërsi prej katër golash, mirëpo mysafirët nga Cyrihu e ngushtuan rezultatin në 4:3, por jo edhe ta përmbysin si në finalen e Kupës së Unionit në Zvicër, kundër FC Ilirisë.

Kjo është finalja e katërt e Kupës së Diasporës. Herën e parë fitues ka dalë FC Kosova e Cyrihut në finalen kundër SC Drita Kosova Kornwestheim, për të vazhduar më pas kjo e fundit për t’i fituar të dyja finalet e radhës në 2016 dhe 2017 kundër FC Prishtinës së Bernit.

Finalen bashkërisht e ndoqën edhe të dy kryetarët, ai i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Ruzhdi Statovci dhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli, Gjermani, nga Konsulli i Kosovës, si dhe dashamirë të futbollit në Gjermani.

“Përshëndes të dy klubet që dhanë një lojë kaq të bukur të futbollit”, tha Ruzhdi Statovci.

“Të dyja ekipeve Ju uroj suksese dhe Ju falënderoj shumë për Fair-Playin që e keni treguar”, u shpreh Feti Demolli, kryetari  i UKSHFZ-së.

Tani fituesi i Kupës së Diasporës, AKV Bardhosh Gervalla Ludwigsburg në vjeshtë do të udhëtojë për në Kosovë për të luajtur kundër fituesit të Kupës së Kosovës, FC Prishtinës.

Kasam Selimi