Jeta në Zvicër

Alarm për alergjikët – stuhi poleni në Zvicër

Dielli po shkëlqen në Zvicër, temperaturat shkojnë nga 22 deri 25 gradë dhe një erë perëndimore fryn prej 50 deri në 60 kilometra në orë në gjithë vendin, shkruan Meteo News. Pra, ka kushte perfekte për një «ferr» alergjik. Për shkak se shumë pemë janë aktualisht në lulëzim, pluhuri prej polenit shkundet nga era – një stuhi e vërtetë poleni po mbizotëron në Zvicër.

Shumica e polenit vjen nga drunjtë që nuk shkaktojnë reaksione alergjike. Në Zvicrën perëndimore ka edhe polen që vjen nga drunjtë e ahut dhe pishat.

Tashmë poleni është qartë i dukshëm. Kështu qielli duket i verdhë dhe poleni shihet edhe nëpër objekte.

Në natën e ardhshme dhe të enjten të reshurat në Alpet qendrore mund të sjellin një lehtësim për alergjikët. Sidoqoftë, në Zvicrën perëndimore dhe veriperëndimore, në Plateau Qendrore, në Valais dhe në Jug, vlerat e ngarkesës së polenit mbeten të larta.