Bota

Alarm për “super malaria”

Kjo formë e rrezikshme e parazitit të malarias nuk mund të vritet me ilaçe të zakonshme anti-malaria

Rritja e shpejtë e “super malarias” në Azinë juglindore është alarm për gjithë botën, kanë thënë shkencëtarët.

Kjo formë e rrezikshme e parazitit të malarias nuk mund të vritet me ilaçe të zakonshme anti-malaria.

Ajo fillimisht shpërtheu në Cambodia, por më pas është shpërndarë në Tajlandë, Laos dhe tani ka arritur në Vietnam.

Ekipi shkencor i Oxfordit në Bangkok ka thënë se tani ka rrezik të vërtetë se mos kjo malarie po bëhet e patrajtueshme.

“Ne mendojmë se ky është kërcënim serioz. Është alarmuese se me çfarë hapa po shpërndahet në gjithë regjionin dhe frikësohemi se mund të zgjerohet edhe në Afrikë”, ka thënë profesori Arjen Dondorp, shefi i njësisë së Oxfordit në Bangkok, për BBC.

Rreth 212 milionë njerëz infektohen nga malaria çdo vit. Ajo shkaktohet nga një parazit që shpërndahet përmes mushkonjave dhe është vrasës i madh i fëmijëve.