Autotech

Alarmi për ndihmë emergjente, i detyrueshëm për makinat e reja në BE

Sensorët në vetura automatikisht do të transferojnë vendndodhjen, kohën e saktë dhe drejtimin në të cilin automjeti ishte duke lëvizur përpara aksidentit të trafikut

Të gjitha makinat e reja në Bashkimin Evropian javën e ardhshme do të duhet të kenë një sistem të integruar që automatikisht do të thërrasë ndihmë emergjente në rast aksidenti.

Sistemi i quajtur eCall ka mundësinë për të kursyer shumë jetë, duke reduktuar kohën për një reagim urgjent, tha Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve, Eric Jones, shkruan albinfo.ch.

Sensorët në vetura automatikisht do të transferojnë vendndodhjen, kohën e saktë dhe drejtimin në të cilin automjeti ishte duke lëvizur përpara aksidentit të trafikut. Njëzet e tetë vende të BE-së kanë miratuar sistemin eCall më 2015, dhe një periudhë kalimtare trevjeçare ka skaduar që nga kjo fundjavë.