Sport

Albert Bunjaku përfundon në Hansa Rostock

Bunjaku ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur, Hansa Rostock, por që tani garon në Ligën e Tretë të Gjermanisë

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku ka përfunduar në Ligën e Tretë të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

 

Bunjaku ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur, Hansa Rostock, por që tani garon në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

 

Nga janari ai ishte pjesë e AUE në Bundesligën e dytë gjermane, por që kishte pak hapësira dhe kështu ka vendosur të ndërrojë mjedis.

 

Ai ka lënë gjurmë në futbollin zviceran, kurse luajti edhe në tri ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, duke shënuar dy gola.