Futboll
Albian Ajeti shënon golin më të shpejtë në kampionatin zviceran
Në një ndeshje të shkëlqyeshme me shumë kthesa, FC Basel më në fund ka arritur të fitojë ndaj ekipit të FC Sion me rezultat 3: 2.
as vetëm 45 sekondave, sulmuesi shqiptar i FC Baselit, Albian Ajeti ka dëshmuar se po bëhet fjalë për një golashënues të rrezikshëm që po bëhet tmerr i portierëve kundërshtarë.
Futbollsiti i Baselit Zuffi e ka pranuar një top në zonën e rreptësisë të cilin ia ka pasuar Albian Ajetit dhe natyrisht se sulmuesi shqiptar nuk lëshon raste të tilla, duke vendosur topin në pjesën e djathtë të rrjetit, njofton Albinfo.ch.
Më vonë u zhvillua një betejë e vërtetë në fushë, me ç’rast FC Sion i Pajtim Kasamit arriti ta barazojë rezultatin në 2:2 që zgjati deri në minutën 71.
Atëherë, futbollisti Widmer ka dashur ta shërbejë me top Albain Ajeti, por ka ndërhyrë futbollisti kundërshtar që ka shënuar një autogol dhe ka vendosur rezultatin përfundimtar, 3:2 në më të mirë të FC Basel.
Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Marcel Koller, tashmë FC Baseli ka shënuar tri fitore radhazi nga tri ndeshje të luajtura, duke paralajmëruar se do të jetë njëri ndër favoritët për titullin e kampionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë