Sport

Albin Sadrijaj nënshkruan kontratën e parë profesioniste

Sadrijaj ishte pjesë e U-21 të Zurichut, kurse tani ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste dhe do të jetë pjesë e Zurichut deri në verën e vitit 2021

Futbollisti shqiptar, Albin Sadrijaj ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste në karrierën e tij.

 

Sadrijaj ishte pjesë e U-21 të Zurichut, kurse tani ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste dhe do të jetë pjesë e Zurichut deri në verën e vitit 2021, njofton faqja zyrtare e skuadrës zvicerane, përcjell albinfo.ch.

 

19-vjeçar erdhi nga FC Arbon 05 në vitin 2011 dhe deri më tani ka qenë pjesë e akademisë së Zurcihut.

 

Zurichu është i lumtur që ka nënshkruar me futbollistin shqiptar, derisa i lumtur ishte edhe Sadrijaj.