Sport
Albin Tahiri garoi në Kupën e Botës në Zvicër
Fituesi i pesë normave olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”, Albin Tahiri, ka garuar sot në Kupën e Botës, që po mbahet në Wengen të Zvicrës.
Sot garat u mbajtën në kombinim alpik (lëshim i shpejtë dhe sllallom), ku Albini doli i 43-ti nga 67 garues, përcjell albinfo.ch.
Në lëshim të shpejtë, skitari ynë, Albin Tahiri, pati kohën 1:52.74 sekonda, kurse në lëshimin e dytë 59.73 sekonda. Shtegu ishte i vështirë, për çka një pjesë e madhe e garuesve nuk e përfunduan garën.
Vendin e parë e zuri francezi Victor Muffat – Jeandet, me kohën 1:46.28 dhe 51.52 sekonda, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Të shtunën garat do të mbahen në lëshim të shpejtë.
Kujtojmë që Tahiri do të jetë bartës i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut