Diaspora dhe pavarësia: mes shpresave dhe iluzioneve

Albinfo.ch, me numër special për 17 Shkurtin

“Diaspora dhe pavarësia: Mes shpresave dhe iluzioneve”. Ky është titulli i ballinës i cili shpërfaq edhe përmbajtjen dhe lajtmotivin e numrit tematik

Në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, albinfo.ch vjen me numrin më të ri, special të revistës së saj.

Pjesa më e madhe e këtij numri i është kushtuar 17 Shkurtit, gjegjësisht perceptimit të pavarësisë së Kosovës nga perspektiva e diasporës shqiptare në Zvicër.

“Diaspora dhe pavarësia: Mes shpresave dhe iluzioneve”. Ky është titulli i ballinës i cili shpërfaq edhe përmbajtjen dhe lajtmotivin e numrit tematik. Kosova më 17 shkurt 2008 dhe ajo më 17 shkurt 2016: cilat kanë qenë pritjet, shpresat atëbotë dhe ku jemi sot, 9 vite më vonë. Këtyre pyetjeve u janë përgjigjur, secili në mënyrën e vet, 5 autorë editorialesh dhe një numër i madh të anketuarish të cilëve u është bërë vend në këtë numër të revistës. Përveç ndonjë zëri të rrallë optimist apo të balancuar, shumicën në këtë kor e bëjnë zërat e  njerëzve të dëshpëruar me ecjen e Kosovës gjatë këtyre viteve.

Personat që janë prononcuar me këtë rast u përkasin profesioneve nga më të ndryshmet: Nga ambasadorja e Republikës së Kosovës deri tek punëtori apo shoferi i autobusit, nga arkitektja, ekonomistja, politikani, bankieri e deri te politologu e kështu me radhë.

Krahas bllokut të temave mbi pavarësinë, në këtë numër albinfo.ch si zakonisht prezanton edhe një sërë temash nga fusha të ndryshme të jetës në diasporë. Këtu hyjnë portrete, intervista me personalitete që kanë çfarë të thonë për publikun e diasporës nga përvoja e tyre jetësore, profesionale etj.

Po ashtu nuk mungojnë as temat argëtuese si prezantimi i kandidatëve për mis dhe mister, rubrika e automobilave, ajo e telefonave mobilë, sporti etj.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/albinfo-ch-me-numer-special-per-17-shkurtin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.