Zhvillim
albinfo.ch me numrin special: Zbulo bukuritë e Kosovës
Të shtunën ka dalë në qarkullim numri më i ri dhe special i revistës albinfo.ch. Ai kësaj here është konceptuar si një guidë, një udhërrëfyes ku është bërë përpjekje që të përfshihet e gjithë ajo që Kosova ofron për bashkatdhetarët që ia mësyjnë asaj për pushimet verore. Në këtë guidë mund të gjeni informacione nga […]
Të shtunën ka dalë në qarkullim numri më i ri dhe special i revistës albinfo.ch. Ai kësaj here është konceptuar si një guidë, një udhërrëfyes ku është bërë përpjekje që të përfshihet e gjithë ajo që Kosova ofron për bashkatdhetarët që ia mësyjnë asaj për pushimet verore.
Në këtë guidë mund të gjeni informacione nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtimin deri në Kosovë, funksionimin e administratës së komunave në shërbim të mërgimtarëve, për të vazhduar pastaj me risitë rreth sigurimit të automjeteve që vijnë nga jashtë, mundësitë e shfrytëzimit te makinave me qira (rent a car) dhe për t`u ndalur më gjerësisht në ofertën turistike të Kosovës.
Kur jemi te turizmi, ky numër i revistës ka shpalosur për lexuesit shumicën e vendeve që ftojnë për t`u vizituar e që, mjerisht, nuk janë shumë të njohura as për banorët e përhershëm të Kosovës dhe që presin të eksplorohen edhe nga bashkatdhetarët.
Përmes tekstit dhe fotografive të zgjedhura, lexuesit do të shëtisin nëpër Alpet Shqiptare, do të marrin informacione për vende të tilla si Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Liqenet e Mirushës, qyteti i vjetër i Prizrenit, Brezovica, Prevalla, Boga, Bifurkacioni i Nerodime, Kalaja e Novobërdës, Muzeu Etnologjik i Kosovës në Prishtinë dhe shumë pika të tjera me potencial të konsiderueshëm për turizëm.
Për shkak të konceptit më specifik të këtij numri të albinfo.ch, pjesa më e madhe e tirazhit të dyfishuar kësaj here do të shpërndahet në Kosovë. Ajo do të jetë në radhë të parë në duart e lexuesve nga diaspora që “zbarkojnë” në territorin e Kosovës, nga ajri dhe nga toka.
Kështu, duke filluar nga dje (e shtunë 11 korrik) e deri më 16 korrik, revistën mund ta merrni nga duart e vajzave që ju presin në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, në vendkalimet kufitare në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. Gjatë kësaj kohe dhe pastaj, atë do ta gjeni edhe në agjencitë turistike, lokalet hoteliere restorante etj.
Shfletoni revistën me poshtë:
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë