Integrimi
Albinfo.ch me redaksi edhe në St.Gallen
Në kuadër të përpjekjeve për të qenë sa më afër lexueseve të komunitetit shqiptar, platforma albinfo.ch ka bërë sonte përurimin e redaksisë së saj të re në qytetin e St.Gallenit.
Në hapje të ambienteve të redaksisë ishin një numër i lexuesve dhe mysafirëve të cilët kishin shprehur interesimin për të qenë në hapjen solemne platformës së albinfo. Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori i përgjithshëm i Albinfos Z.Bashkim Iseni dhe një pjesë e stafitj.
Në fjalën hyrëse të pranishmeve ju ka uruar mirëseardhje Bekim Dalipi, njëherësh drejtues dhe person përgjegjës i redaksisë së albinfo.ch në St.Gallen. Ai në fjalën e tij ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për abonentët, përkatësisht lexuesit e Albinfos në Zviceran lindore, për të pasur një adrese ku do të mund te paraqesin kërkesat lidhur me informacionet qe do të mund te i lexonin në platformën albinfo.ch. Dalipi, përveç tjerash ka thëne se redaksia do të jetë edhe një mundësi shtesë për të debatuar mbi aktualitetin shqiptar edhe preokupimet e komuniteti te pjesës lindore te Zvicrës.
Ne solemnitetin e hapjes se lokalit të redaksisë se albinfo.ch të pranishmeve u është drejtuar edhe drejtori i platformës albinfo.ch, Bashkim Iseni, i cili ka shprehur kënaqësinë e ofrimit të një mundësie te tille për gjithë komunitetin shqiptar në St.Gallen. Ai ka treguar per peripecitë edhe angazhimet qe ka platforma albinfo per te qene sa me afer lexueseve dhe komuniteti shqiptar, duke vlerësuar gjithë kontributin e lexuesve në të mirën e ofrimit te informacionit e cili është ne interesin e lexueseve dhe komuniteti tone ne Zvicër.
Ne këtë kuadër, mysafiret edhe lexuesit qe ishin te pranishëm, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesit e platformës albinfo.ch, ku është diskutuar për kërkesat që kanë shfaqur lexuesit e pranishëm, për nevojën për plotësime dhe hapjen e temave që do të duhet të ishin më në fokus të albinfos. Nder temat qe u kërkuan nga lexuesit për te qene me te pranishme në revistë ishin ato nga bota e modës. Po ashtu u kërkua që të ketë më shume informacion lidhur me sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?