Integrimi

Albinfo.ch, online nga takimi i Veliajt me diasporën shqiptare në Lozanë

Albinfo.ch me këtë rast do të bëjë transmetimin online nga takimi me diasporën shqiptare, i cili mund të ndiqet përmes facebookut

Siç kemi njoftuar tashmë, Bashkia e Lozanës bashkë me platformen Albinfo.ch organizojnë takimin e  kryebashkiakut të Tiranës, z. Erjon Veliaj, me diasporën shqiptare. Takimi do të bëhet sot, më 15 mars 2018, nga ora 16 :00, në sallën e Këshillit bashkiak të Lozanës (Conseil communal.)

Albinfo.ch me këtë rast do të bëjë transmetimin online nga takimi, i cili mund të ndiqet përmes facebookut.

Delegacioni nga Qyteti i Tiranës, i udhëhequr nga kryetari Erion Veliaj, do të vizitojë Lozanën nga 15 deri më 16 mars. Programi përfshin: trajtimin e ujit, projektet e turizmit si dhe zhvillimin ekonomik.

Erion Veliaj, 39 vjeç, ish-ministër, është kryetar i bashkisë së Tiranës që nga 30 korriku i vitit 2015. Ai ka nisur reforma të gjera për të transformuar dhe modernizuar kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vazhdim do të prezantohet projekti « balkans.ch » i cili do të promovojë turizmin shqiptar në Zvicër.

Një koktej rasti do të shërbehet në mbyllje të këtij takimi.

Të interesuarit eventualë mund të lajmërohen në këtë numër (078 641 50 58 ), ose në adresën elektronike në vijim, [email protected].