Kalendari
Sot, debati Sela-Zaev në prag të zgjedhjeve në Maqedoni
Në këtë debat të organizuar nga albinfo.ch marrin pjesë politikanët nga Maqedonia: Zoran Zaev, kryetar i SDSM-së opozitare dhe njëherësh kryetar i Strumicës dhe Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma PDSH, po ashtu kryetar i Strugës
Zgjedhjet në Maqedoni po afrojnë. Ato edhe njëherë e vejnë në sprovë funksionalitetin e brishtë të shtetit ku mbahen. Nisur nga fakti se në Zvicër jeton një komunitet i madh i qytetarëve të Maqedonisë, albinfo.ch, duke realizuar edhe misionin e saj në përafrimin e diasporës me vendet e prejardhjes, organizon një debat me diasporën shqiptare të Maqedonisë në Zvicër.
Tema e debatit është: “Maqedonia në prag të zgjedhjeve: Ndryshimet, iluzion apo realitet?
Në këtë debat do të marrin pjesë politikanët nga Maqedonia: Zoran Zaev, kryetar i SDSM-së opozitare dhe njëherësh kryetar i Strumicës dhe Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma PDSH, po ashtu kryetar i Strugës. Moderimi do të bëhet nga Andreas Gross, ish deputet nacional i Zvicrës dhe specialist i demokracisë konsensuale dhe Dr. Bashkim Iseni, politolog dhe drejtor i platformës albinfo.ch.
Me qëllim që diaspora të ketë elemente informimi që do ta ndihmojnë ta përcaktojë votën e saj, debati do të orientohet kryesisht në 3 boshte: Ku qëndron problemi i Maqedonisë, si në planin e krizës së legjitimitetit të udhëheqësisë si dhe krizave ndëretnike që riciklohen periodikisht?
Si mendohet konkretisht të sillen ndryshimet e premtuara që demokracia, pavarësia e gjyqësorit, por edhe përgjegjësia politike të vihen në shërbim të qytetarëve të vendit? Sa këto ambicie dhe premtime reflektohen konkretisht në komunat që këta liderë i udhëheqin?
Sa opozita maqedonase, por edhe ajo shqiptare, do t’u përkushtohen seriozisht zgjidhjes serioze të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe atë sikurse për nga ana e të drejtave të tyre kolektive politike (sidomos çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe dhe krijimit të institucioneve politike që reflektojnë realitetin multietnik të saj?
Cilën rrugë do ta ndjekë Maqedonia sa i përket orientimeve strategjike globale? Sa ky vend do të arrijë të rreshtohet në frymën dhe rrugën evropiane? Sa vendet perëndimore janë duke e ndihmuar ndryshimin e mënyrës së udhëheqjes së këtij vendi?
Debati mbahet ditën e E DIEL, 13 NËNTOR • ORA 15.00-17.00 • BERNË, HOTEL BERN; ADRESA: ZEUGHAUSGASSE 9 • 3011 BERN
HYRJA FALAS. JENI TË MIRËSEARDHUR
berna_2016
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Nëntor 2016
- Ora15:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit13 Nëntor 2016 - 17:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe