Autotech

Alcatel prezanton telefonat e ri

Alcatel ka prezantuar pajisjet e reja me dizajn krejtësisht të ri në nisje të Mobile World Congress 2018 në Barcelonë.

Telefonat e rinj janë me ekrane 18:9, për herë të parë, përcjell albinfo.ch.

Alcatel 5 Series

Kjo seri e telefonave vjen me ekran 5.7-inç e me çmim më pak se 300 euro. Kamera kryesore e tij është 13 MP, ndërsa ajo dytësore apo ajo për selfie 5MP. Alcatel 5 është në dispozicion tani në ngjyrë të zezë metalike dhe të artë metalike për 229.99 euro.

Alcatel 3 Series

Opsioni më i mirë për më pak se 200 euro, Alcatel 3 vjen me ekran 6-inç, 5.7 dhe me 5.5-inç. Edhe këta telefona kanë kamera prej 12MP në atë kryesoren dhe 5MP në dytësoren. 189.99 euro e deri në 149 euro janë çmimet e pajisjeve të Serisë 3.

Alcatel 1 Series

Me çmim prej 100 eurosh, Alcatel 1 është linja më e lirë e telefonave, por që nuk bën të neglizhohet. Këta telefona do të jenë në treg nga muaji prill me veçori të thjeshta, por edhe me mundësinë e dy kartelave.