Bota

Aldi dhe Lidl nuk janë supermaketet më të lirë në Gjermani

Portali gjerman i konsumatorëve "Vergleich.org" ka hulumtuar nivelin e çmimeve të shtatë rrjeteve të supermarketeve dhe shitoreve: Rewe, Penny, Netto, Edeka, Aldi, Lidl dhe Kaufland

Në Gjermani kursehet shumë, bile edhe kur tregtohet. Një studim i çmimeve ka dëshmuar se as Aldi e as Lidl nuk janë supermarketet më të lirë.

Portali gjerman i konsumatorëve “Vergleich.org” ka hulumtuar nivelin e çmimeve të shtatë rrjeteve të supermarketeve dhe shitoreve: Rewe, Penny, Netto, Edeka, Aldi, Lidl dhe Kaufland. Në to janë blerë 72 produkte personale e të jashtme. Përfundimi: Sipas studimit, Kaufland është supermarketi më i lirë, shkruan “Tageszeitung”, përcjell Albinfo.ch. Produktet e blera në Kaufland  kanë kushtuar për 11 për qind më pak se sa në Edeka.

Sa i përket produkteve personale, janë testuar 38 artikuj. Rezultati: Ai i cili blen produkte personale në supermarket, atëherë Lidl është më i liri. Një shportë me 38 artikuj ka kushtuar 36 euro, ndërsa në Edeka 38 euro.