Maqedonia

Aleanca e Shqiptarëve në Maqedoni e ‘’irrituar’’ nga ftesa e kryeministrit për liderët e partive

Takimin mes liderëve të partive në Maqedoni dhe kryeministrit maqedonas, Aleanca e Shqiptarëve e ka vlerësuar si tenim përçarje.

Aleanca e Shqipëtarëve në Maqedoni e ka vlerësuar tentim të Qeverisë për të përçarë opzitën takimin dhe thirrjen e liderëve të partive në Maqedoni.

Mediat maqedonase kanë raportuar se Partia e Ziadin Selës ka bërë thirrje që partia e Besës opozitare të mos bie pre e konstruksioneve të pushtetit.

“Aleanca për Shqiptarët nuk ka komplekse të vogëlsisë e as ndonjë delir madhështie. Rolin e saj në skenën politike e kanë vulosur vetë votuesit shqiptar në zgjedhjet e fundit dhe kompaktësia e strukturës së ASH-së dhe jo “hesapet” e koalicionit ” bratsvo edinstvo” të LSDM-BDI-së. Ne nuk do të bëjmë luftë të pakuptimtë se kush është udhëheqës i opozitës, sepse udhëheqës për ne janë problemet me të cilat përballet opozitari i vërtetë e që është shqiptari i zakonshëm. Kjo është lojë me logjikën përçaj e sundo e kryesisë së BDI- së dhe aleatëve të tij e ngjashme me lojërat e periudhës para zgjedhjeve të 2016, dhe pas zgjedhjeve të 2017. Ne vetëm bëjmë apel tek ata që i thonë vetes opozitar mos bëhen pre e konstruksioneve të kësaj garniture që ka uzurpuar lirinë dhe demokracinë brenda shqiptare tash e 16 vite”, thuhet në njoftimin e Aleancës së Shqiptarëve, përcjell Albinfo.ch.