Uncategorized

Ali Ahmeti e shpall fitoren në Kërçovë

Në Kërçovë kanë votuar edhe shumë votues nga diaspora.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, e ka shpallur fitoren në Kërçovë, ku kandidat ishte Fatmir Dehari, i cili nëse fiton zyrtarisht do të vazhdojë mandatin e dytë.

“Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI. Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja”, ka thënë Ali Ahmeti, përcjell albinfo.ch.

Kandidati i BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari ka falënderuar gjithë kërçovarët për besimin e dhënë.

“Kanë ngelur edhe pak vendvotime. Tani në këto momente dallimi është rreth 6 mijë vota ne favor timin. Nuk bëhet fjalë për eufori bëhet fjalë për vetëdijen e lartë të kërçovarëve. Kanë treguar respekt për të kaluarën dhe të ardhmen dhe unë me plotë me shpirt e them se jam me fat që jam bir kërçove”, ka deklaruar Fatmir Dehari.

Në Kërçovë kanë votuar edhe shumë votues nga diaspora.

Rezultatet preliminare ende nuk kanë dalë, kurse në këto zgjedhje lokale kanë votuar rreth 49 %.