Maqedonia

Ali Ahmeti: Qeveria nuk është si Bit Pazari, BDI është lojtare në politikë

Shefi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është shitës në Bit Pazar për të dhënë ose për të marrë ministri. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së Komisionerit Johanes Hahn në Shkup dhe kur pritet rikonstruimi qeveritar.

“BDI nuk është shikuese, por lojtare në politikë,” tha Ahmeti gjatë pyetjes nëse udhëheqësit e BDI do të lëshojnë pozita në qeveri për hyrjen e Lëvizjes Besa.

Gjithashtu, Ahmeti përshëndeti udhëzimin pozitiv të Komisionit Evropian (KE), duke shtuar se para Maqedonia akoma ka rrugë të gjatë deri te anëtarësimi i plotë.