Sport

Alioski-Beljerit: Mos më pyet anglisht, jam shqiptar

Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë, Ezgjan Alioski iu ka drejtuar Ilda Bejlerit, se e di gjuhën shqipe dhe nuk ka nevojë që pyetjet të jenë në gjuhën angleze

Gazetarja e Supersportit, Ilda Bejleri pas ndeshjes Maqedoni-Shqipëri e ka intervistuar sulmuesin shqiptar të Maqedonisë, Ezgjan Alioski. Gazetarja iu drejtua yllit maqedonas në gjuhën angleze, por ai refuzoi që kësaj të fundit t’i fliste në anglisht, pasi ai flet shumë mirë shqip.

Alioski i ka kërkuar Ildës që intervistën t’ia bëjë në gjuhën shqipe. “Pse më flet anglisht”, i tha Alioski, duke e befasuar Ildën, e cila pastaj i ka bërë pyetje në gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi i Maqedonisë ka thënë se është gjithmonë lojë emocionale të luash kundër Kombëtares shqiptare, si dhe shokëve.

Ai ka shtuar se ka pritur që Shqipëria do të luante më mirë dhe ka dalluar shumë nga Kampionati Evropian.