Sport

Alioski, futbollisti i muajit në Zvicër

Alioski ka marrë 31,7% të votave nga 10 mijë lexues të së përditshmes zvicerane, kurse futbollisti tjetër shqiptar, Armando Sadiku ka mbledhur 14.8 % të votave

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski është zgjedhur futbollisti i muajit prill nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

 

Futbollisti shqiptar ishte ndër më të merituarit që në muajin prill, Lugano shënoi pesë fitore në pesë ndeshje.

 

Alioski ka marrë 31,7% të votave nga 10 mijë lexues të së përditshmes zvicerane, kurse futbollisti tjetër shqiptar, Armando Sadiku ka mbledhur 14.8 % të votave.

 

Në këtë garë ishin futbollisti i Baselit, Manuel Akanji, sulmuesi i Grasshoppers, Munas Dabbur dhe braziliani Caio.