Lajme

Alpinistët ia mësyjnë Majes së Rudokës

Siç ka bërë të ditur organizatori qëllimi eventit “Camp ‘n’ Hike” është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit

Një grup alpinistësh vullnetarë më 29 dhe 30 korrik do t’ia mësyjnë Majës së Rudokës  2658 metra lartësi mbidetare , e cila gjendet në Rudokë (Sharrin më jugor), afër fshatit Brod të Dragashit. Këtë eveniment e organizon “Hiking Njeri”, ndërkaq ky është edicionin e katërt.

Siç ka bërë të ditur organizatori qëllimi eventit “Camp ‘n’ Hike” është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje “Hiking Njeri” ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkëpunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.

Të shtunën me 29 korrik do të formohet baza e kampingut para hotelit Arxhenda në Brod, ku pjesëmarrësit do të kalojnë një ditë me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim.