Jeta në Zvicër
Alpinistët shpëtohen nga një mesazh në Whatsapp pas ngujimit në malet zvicerane
Ata duhet të prisnin gjashtë orë, megjithatë, më në fund arriti shërbimi zviceran i shpëtimit ajror Rega
Dy burra duhet të jenë shumë të lumtur pasi shpëtuan gjallë, pasi ishin të ngujuar në malet zvicerane të dielën për gjashtë orë në temperatura prej -10 ° C, shkruan “The Local”.
Dy gjermanë, 23 dhe 24-vjeçar që jetonin në Zvicër, po ecnin në malet pranë Obstalden, në kantonin e Glarus të dielën, kur ata ranë në një copë akulli dhe ranë më shumë se 200 metra, përcjell albinfo.ch.
Ata ishin pak të lënduar dhe nuk kishin asnjë shans që të dalin, nga ku ishin ngujuar. Për më tepër ata kishin humbur edhe pajisjet, si veshjet, pijet dhe një dritë dore.
“Nuk ishim të pajisur për të fjetur jashtë. Ishte -10 gradë dhe këpucët tona ishin plot me borë”, u shpreh 23-vjeçari.
Edhe pse telefonat e tyre nuk kishin shumë bateri dhe nuk kishin sinjal për të bërë një thirrje, ata kishin shërbim në internet, kështu që ata arritën të dërgonin një mesazh në Whatsapp për tre shokë, duke shpjeguar gjendjen e tyre dhe duke dhënë vendndodhjen e tyre. “Pas kësaj, telefonit i mbaroi bateria”.
Ata duhet të prisnin gjashtë orë, megjithatë, më në fund arriti shërbimi zviceran i shpëtimit ajror Rega.
“Në ekspert i Rega-s na tha se nëse do të qëndronim edhe më tutje, nuk kishim gjasa të jetojmë, pasi nuk mund të mbijetohet në të ftohtë”, deklaroi i riu gjerman.
Dyshja tani duhet të paguajë 8 mijë franga për shpëtimin e tyre, sipas gazetës. Rega shpëton rreth 600-900 alpinistë çdo vit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?