Integrimi

Altin Asllani me “Pablo Infernal” ndez atmosferën në OpenAir St. Gallen

“Benzina e tyre është Rock`n`Roll sepse benzinën ata e kanë në gjak. Pablo Infernal janë të egër në zemër. Talentet e zgjedhur si më të mirët nga SRF kanë pushtuar me lehtësi skenën e madhe të OpenAir St. Gallen duke mahnitur audiencën”

 

Rok Bendi “Pablo Infernal”, me frontmen Altin Asllanin, i zgjedhur vitin e kaluar si bendi miri në Zvicër nga SRF 3 ka ndezur atmosferën në hapje të festivalit të madh open air të shtunën në St. Gallen. Ky organizim që është më i madhi i këtij lloji në Zvicër ka filluar më 29 qershor dhe përfundon më 2 korrik (sot), shkruan albinfo.ch. Ai vizitohet nga dhjetëra mijë adhurues të muzikës dhe është i vetmi në Zvicër që vazhdon të mbahet edhe tash, kur shënon dyzetvjetorin e themelimit.

“Benzina e tyre është Rock`n`Roll sepse benzinën ata e kanë në gjak. Pablo Infernal janë të egër në zemër. Ata, duke kombinuar energjinë e shfrenuar, gjallërinë dhe sharmin parak, dhurojnë festë për sy dhe veshë. Talentet e zgjedhur si më të mirët nga SRF kanë pushtuar me lehtësi skenën e madhe të OpenAir St. Gallen duke mahnitur audiencën”. Kështu shkruan portali i SRF, duke i bashkëngjitur edhe xhirimin nga skena e përmendur.

Në edicionin e sivjetmë të OpenAir St. Gallen krahas dhjetëra grupeve të ndryshme pjesëmarrëse, si më i njohuri  paraqitet bendi gjerman “Die Toten Hosen”.

Pablo Infernal nuk pëlqejnë gjërat “e hekurosura në mënyrë perfekte” por synojnë drejt një “papastërtie” të caktuar. Ata e gjejnë burimin e tyre në vitet `70 kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet” thuhej në arsyetimin për dhënien e çmimit këtij bendi, vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Dhe në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen.

“Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”, thotë redaktori i SFR3 Dominic Dillier.

Në këtë link mund të shikoni videon nga koncerti:

http://m.srf.ch/radio-srf-3/highlights/festivalsommer/konzertvideos/pablo-infernal-hoellisch-gut