Shqipëria

Ambasada amerikane kundër një presidenti të përbashkët

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, ku foli për një president të përbashkët, përcjell albinfo.ch.

“Ambasada e SHBA-së mbeti e zhgënjyer nga deklarata e kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në deklaratën e ambasadës të shpërndarë përmes dy postimeve në “Twitter”.

Rama më pas ka sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë një konteksti dhe ai nuk ka ide se si do të funksiononte një president i përbashkët ndërmjet dy vendeve.

Ndaj deklaratës së tij ka reaguar Bashkimi Evropian, por ka ngjallur reagime edhe në Kosovë, Serbi dhe Greqi.