Bota
Ambasada: Nuk ka të lënduar nga Kosova
Sipas Ambasadës së Kosovës në Britani të Madhe nuk ka shtetas kosovarë të lënduar sot në sulmin që ndodhi në Londër
Sipas të dhënave deri më tani nuk të lënduar nga Kosova apo edhe të vrarë në sulmin që ndodhi sot në Londër, raporton albonfo.ch.
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka thënë se deri më tani nuk ka informacion për ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në sulmin afër parlamentit në Londër. Këtë njoftim e ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ku kishte shumë shqetësime për shqiptarët që jetojnë në Londër.
“Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën. Për çdo informatë ose kërkesë ofrojmë këtë numër emergjent: +447711077298”, ka shkruar ai.
Liderët politikë kosovarë e kanë dënuar sulmin në Londër. Siç raportojnë mediat angleze në sulmin e sotëm kanë vdekur katër persona dhe janë lënduar 20 të tjerë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit