Sport

Ambasadori Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është prezantuar zyrtarisht si ambasadori i Grassroots për Shqipërinë në zyrat e FSHF në prani edhe të Armand Dukës.

Grassroot financohet nga UEFA dhe është një organizatë që promovon fuqinë e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre, përcjell albinfo.ch.

Cana është shprehur i lumtur për këtë detyrë. “Nuk kemi pasur mundësi të arrijmë në maja më herët, ndërsa vitet e fundit kanë demonstruar se nëse bëhet një punë e madhe mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim e sipër dhe patjetër që edhe futbolli hyn në këtë pjesë. Ne jemi mundur që ta përfaqësuar vendin sa më mirë duke luajtur”, deklaroi Cana.

Ai shtoi se pret rezultate pas disa vjetësh. “Presim rezultatin pas shumë vitesh, ku numri i fëmijëve që do të merren me futboll do të rritet ndjeshëm dhe do të përfitojë e gjithë shoqëria jonë. Me padurim pres ta filloj këtë punë”, theksoi Cana.