Kosova

Ambasadori Cufaj i dorëzoi kredencialet presidentit gjerman

Ambasadori kosovar në Gjermani, Beqë Cufaj i ka dorëzuar kredencialet te presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka dorëzuar kredencialet te presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat si dhe koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshillëtari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Gjermanisë.

“Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit, kryeministrit dhe krerëve të tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej me se 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim. ​