Kosova

Ambasadori Graiçevci, në Komitetin e Punëve të Jashtme në Londër

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Graiçevci, ka mbajtur një fjalim në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Posaçme në Britani, ku ka folur për rëndësinë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ambasadori kosovar ka qenë në Komitet së bashku me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch.

“Jam i nderuar që munda të flas me Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Posaçme, së bashku me kolegët e mi nga Shqipëria dhe Maqedonia. Anëtarësimi në BE mbetet thelbësor për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Britania është një partner i domosdoshëm para dhe pas BREXIT”, ka shkruar Graiçevci në rrjetet sociale.