Shqipëria

Ambasadorja e Holandës thotë se nuk ka vullnet për reformën në drejtësi

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd thotë se mungon vullneti për  zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas saj një nga proceset që po vonon reformën është mos zgjedhja e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Ne kemi arritur shumë sa i përket legjislacionit, por jemi në fazën kur zbatimi i reformës ka nisur. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe një nga proceset e vonuara është mos zgjedhja e kandidatëve që vijnë nga Shoqëria Civile, arsyet mund të jenë të ndryshme, por për popullin shqiptar që beson në reformë duket si një mungesë vullneti për ta çuar procesin përpara.

Ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje dhe ne po flasim për një proces që po rihapet për herë të katërt sa i përket kandidatëve për KLP. Ne i duam këto organe për të shkuar më tej dhe për të thyer ngërçin aktual”, theksoi ajo, përcjell albinfo.ch.