Fun

Amerikanët kanë dhuruar më shumë se 373 miliardë dollarë

Donacionet në përgjithësi janë rritur në baza vjetore. Fondacionet kanë dhuruar 58.6 miliardë, që paraqet një rritje prej 6.5%, dhe kompanitë kanë dhuruar 18.45 miliardë, e cila është 3.9% më shumë në vitin 2015.

Vitet e fundit dy faktorë tregojnë prirje rritëse në bamirësi në tokën e mundësive të pakufizuara – rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e të ardhurave personale. Për më tepër, ndryshe nga gjeneratat e vjetra, të rinjtë sot janë më të prirë për të dhuruar dhe të angazhohen më shumë me punë bamirësie, thuhet në raport.

Shumica e donacioneve shkojnë për destinime fetare – 119.3 miliardë. Në vendin e dytë janë fondet e dhuruara për arsimin – 57.48 miliardë dollarë dhe 45.21 miliardë, veç tjerash, shkojnë në ndihmë njerëzve me më pak mundësi.

Më së paku amerikanët dhurojnë për kafshët dhe mjedisin – 10.68 miliardë.