Të tjera
Amerikani Aaron Muss, nga koma në Lojërat Olimpike
Në Lojërat Olimpike dimërore gara në snowboard është ëndërr për të cilët Aaron Muss nga ekipi amerikan mendoi se kishte mbaruar para disa vjetësh.
Në vitin 2014, pasi u prek nga një infektim i rëndë pas një operimi në krah, zemra e Muss ndaloi dhe për dy javë qëndroi në komë të detyrueshme. Ylli i snowboardit, i cili do të përfaqësojë shtetin e tij në sllallom paralel për burra dhe sllallom të madh paralel në Pyeongchang, me arsye thotë se në jetë ka tejkaluar pengesa edhe më të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Trauma që përjetoi nga infeksioni dhe koma i shkaktoi dëme në tru, që nënkupton se ai u desh të mësojë sërish të lexojë e të shkruajë dhe ballafaqohej me humbje të kujtesës. 23-vjeçari mbeti pozitiv dhe shpesh bën shaka për përvojën e tij, duke thënë se të harrosh ditët e vështira kur je në bore, është aftësi për të cilën sportistët e tjerë ia kanë lakmi.
“Për disa arsyeje pas atij aksidenti, kam ndryshuar, jam tjetër sportist, jam më i fuqishëm, më në formë, më i vendosur se kurrë”, tha Muss. Ai kishte refuzuar edhe një ndërhyrje në zemër që i ishte këshilluar dhe në vend të kësaj vendosi që t’i kthehet sportit. Aktualisht është i 16-i në botë dhe një prej favoritëve për medalje në Korenë e Jugut.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit