Fun

Amerikani kompleton udhëtimin epik rreth Zvicrës për të dashurën e tij

Izyaslav Koza, 33 vjeçar, ka udhëtuar rreth 500 kilometra në të gjithë Zvicrën, duke nisur në Mustair në kufi me Italinë më 22 maj, dhe duke përfunduar në Chansy, në kantonin e Gjenevës më 31 maj

Një amerikan ka vrapuar rreth e qark Zvicrës për dhjetë ditë për t’i bërë pështyje të dashurës së tij, shkruan ‘thelocal.ch.

Izyaslav Koza, 33 vjeçar, ka udhëtuar rreth 500 kilometra në të gjithë Zvicrën, duke nisur në Mustair në kufi me Italinë më 22 maj, dhe duke përfunduar në Chansy, në kantonin e Gjenevës më 31 maj, përcjell albinfo.ch.

Këtë udhëtim e kishte ndërmarrë vetë ai, që barte vetë ushqimin, gjërat personale dhe udhëtonte rreth 50 kilometra gjatë ditës, duke qëndruar gjatë natës në hotele.

Ai vrapoi në Parkun Kombëtar, Davis, Cyrih, Biel/Bienne, Neuchatel, Nyon dhe në fund në Gjenevë.

Koza, me origjinë nga Moldavia, tani jeton një Nju Xhersi të SHBA-së është një vrapues me përvojë në distancat e gjata, duke përfshirë Kupën, Irlandën dhe Francën.

Sfidat e tij epike janë pikërisht për të dëshmuar dashurinë për të dashurën e tij, ka thënë ai për ‘The Local’. “Të gjitha këto vrapime janë të lidhura për t’i fituar zemrën asaj. Është e lehtë të thuash se kujdesesh për dikë në një situatë të rehatshme, por duhet ta bësh këtë kur je në vështirësi”.

Ai vendosi të zgjedh Zvicrës për shkak se është një vend i rëndësishëm për të dashurën e tij, që është nga Ukraina, kurse më parë kishte mundësi për të jetuar në Zvicër, para se të zhvendosej në SHBA. “Ideja ishte të vrapoj në Zvicër dhe t’i propozoj”, ka thënë ai.

Më pas ai ka folur edhe përshtypjet për Zvicrën dhe vendet që i ka vizituar, derisa e dashura e tij e kishte pranuar propozimin për martesë. “Ajo tha po”.

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/amerikani-kompleton-udhetimin-epik-rreth-zvicres-per-te-dashuren-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.