Shqipëria

Anagnosti: Mëkat të shembet Teatri Kombëtar

Aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti i është bashkuar protestës së mbrëmshme kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ajo kujtoi plejadën e aktoreve që kanë sakrifikuar shumë për artin e teatrin, shkruan Albinfo.ch.

“Kam ardhur këtu për ti mbështetur sepse këtu është jeta jonë. Kam 35- 40 vjet këtu. Të prishet do të ishte një mëkat i madh për mua. Duke kujtuar, sot më kanë shtyrë më tepër ato figura të mrekullueshme grash, që kanë themeluar dhe sakrifikuar jashtëzakonisht shumë për këtë Teatër. Duke nisur nga Liza Vorfni, Behije Çela, Drita Pelinku, Vjoleta Manushi, Margarita Xhepa e shumë të tjera. Figura që kanë bërë histori. Ne duam sinqeritet, mirëkuptim dhe të bëhet më e mira”, ka thënë ajo.