Bota

Andrea Nahles, femra e parë në krye të SPD

Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtarisht mori këtë post

Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate, që nga viti 1933, kryetari i mëparshëm i SPD, Martin Schulz ishte nën presion të partisë de opinionit.

Fillimisht vendosi të mos futet në koalicion me CDU/CSU dhe kancelaren Angela Merkel. Por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa nga kreu i partisë u tërhoq dhe propozoi Andrea Nahlesin si pasardhëse. Por vetëm disa ditë pas këtij vendimi, në janar, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e ministrit të Jashtëm. Ndaj Andrea Nahles ishte jozyrtarisht drejtuese e SPD, ndonëse jo edhe kryetare. Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtarisht mori këtë post, raporton “DW”.

Kryetarja e re e SPD, Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave, që është shumë më pak se ish-kryetari Schulz, i cili në fillim të vitit të kaluar kishte fituar gati të gjitha votat e Kongresit.

47-vjeçarja Nahles fitoi në konkurrencë me kandidaten Simone Lange, kryetare e bashkisë në Flensburg.