CH-Ballkani

Anglezët me ndihma për fëmijët shqiptarë

Dhjetë mijë kutia të dhuratave janë mbushur për fëmijët që kanë nevojë në Shqipëri nga kjo organizatë bamirëse

Organizata bamirëse “Christmas Child” pritet t’i sjellë buzëqeshjen shumë fëmijëve shqiptarë, derisa po ngarkohen kampionët për një udhëtim 2500 milje nëpër Evropës, shkruan ‘dailypost.co.uk’.

Dhjetë mijë kutia të dhuratave janë mbushur për fëmijët që kanë nevojë në Shqipëri nga kjo organizatë bamirëse, përcjell albinfo.ch.

Ata ishin të zënë në ngarkimin e kutive në depo për t’iu kthyer buzëqeshjen në fytyrë, fëmijëve që jetojnë në varfëri. Punëtorëve iu ka ndihmuar edhe një grup i vullnetarëve.

Matt Smith, menaxher rajonal për Uellsin dhe Anglinë Perëndimore tha: “Ne do të eksportojmë 10 000 dhurata për fëmijët në Shqipëri. Dhuratat janë dhuruar nga kishat, shkollat dhe bizneset nga Wrexham, Uellesi Verior dhe Chester dhe do të shkojnë për fëmijët në Shqipëri, ku varfëria është një faktor i madh për shumë familje dhe për shumë familje refugjate siriane që janë vendosur në kampe”, deklaroi ai.

Vitin e kaluar kjo organizatorë kishte shpërndarë miliona dhurata për fëmijët në të gjithë globin, derisa festoi 25-vjetorin e themelimit.