Shqipëria

Anija shqiptare shpëton 41 emigrantë në detin Egje

Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin Egje.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë thotë se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi, përcjell kp.

Emigrantët që u shpëtuan nga anija “Butrinti”, u transferuan më pas në anijen e FRONTEX, përcjell albinfo.ch.

Në gomonen që rrezikonte mbytjen, mes 41 emigrantëve ishin edhe dhjetë fëmijë dhe shtatë gra, dy prej të cilave shtatzënë.

Anija “Butrinti” patrullon në detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.