Kuriozitete

Ankand luksoz i diamanteve në New York

Stolitë, mes tjerash, përfshijnë diamante nga kompanitë si Cartier, Van Cleef & Arpels, Bulgari dhe Harry Winston

Diamante të rralla, përfshirë një prej 110 karatëve, në formë të rrumbullakët, dhe një diamant të kaltër prej 12 karatëve, janë në mesin e objekteve që do të shitën në ankandin e shtëpisë Sotheby’s muajin e ardhshëm në New York.

Shitja përmban numrin më të madh të diamanteve q. dalin në treg. Natyrisht, çmimet për to parashihen të jenë në miliona, respektivisht deri në 15 milionë për një.

Stolitë, që tashmë janë ekspozuar në Los Angeles, para ankandit që do të mbahet më 5, 6 e 7 dhjetor, mes tjerash, përfshijnë diamante nga kompanitë si Cartier, Van Cleef & Arpels, Bulgari dhe Harry Winston.