Bota

Ankaraja përjashton organizimet e homoseksualëve “për shkak të sigurisë”

Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, ka pezulluar të gjitha festivalet e homoseksualëve, paraqitjet, forumet dhe shfaqje të ndryshme për shkak të sigurisë.

Zyra qeverisëse ka njoftuar se po dëshiron të mbrojë rendin publik dhe ndjeshmërinë.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi në Ankara nuk u lejua mbajtja e një festivali të filmave për homoseksualët në gjuhën gjermane.

Homoseksualiteti në Turqi është legal, por aktivistët thonë se homofobia është “e papërmbajtshme”.

“Nga e shtuna, 18 nëntor deri në njoftimin e radhës, të gjithë filmat dhe ngjarjet teatrale, paraqitjet, panelet, konferencat e shfaqjet tjera janë përjashtuar”, thuhej në komunikatën e komunës, transmeton Albinfo.ch.

Aty theksohet se ky vendim i Ankarasë dhe i rrethinës “bëhet me qëllim që të mos provokohen reagime brenda grupeve të caktuara të shoqërisë si dhe për shmangie nga sulmet e terroristëve”.

Ky njoftim pritet të shtojë zërat kundër presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.