Maqedonia
Ankohet mërgimtari shqiptar: Të detyrojnë të votosh për maqedonas
Një mërgimtar ka thënë se do të kishte dashur të vinte, por sipas tij, nuk ja vlen të votohen disa nga kandidatët që tanimë kanë bërë pashallëk komunat e tyre, duke mos realizuar asgjë
Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor, derisa shumë mërgimtarë shqiptarë pritet të votojnë në këto zgjedhje, që janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe shqiptarët.
Megjithatë, një mërgimtar ka thënë për “INA” se do të kishte dashur të vinte, por sipas tij, nuk ja vlen të votohen disa nga kandidatët që tanimë kanë bërë pashallëk komunat e tyre, duke mos realizuar asgjë.
Ai shkon më larg duke shpjeguar se njëherë ka ardhur për të votuar dhe e kanë detyruar të votojë kandidat maqedonas, sepse ashtu paska qenë interesi për shqiptarët, gjegjësisht për partinë, përcjell albinfo.ch.
“Është turp kjo çfarë po bëjnë atje. Unë edhe kësaj radhe me ardh jam i bindur se do të më detyrojnë që të votoj edhe ndonjë kandidat maqedonas. Por, dora ime nuk e bën këtë. Ndoshta për hatër do t’ia jap tonit, por assesi tjerëve, sepse dihet se politikat e dy partive maqedonase VMRO dhe LSDM, çka kanë bërë tash e sa vite për shqiptarët. Sot kanë ndërruar gëzofin, sidomos LSDM. Por, populli poshtë që shpreson ti votoje sepse është një eufori e madhe”, është shprehur ai.
Përkrahje e madhe nga diaspora presin kandidatët në shumë komuna si Kërçovë, Strugë, Bërvenicë, Tetovë, etj. Vota e mërgimtarëve në Kërçovë dhe Strugë do të jetë vendimtare, në rast se do të vijnë në ditën e votimit më 15 tetor ose në raundin e dytë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?