Fun

Aplikacionet mobile sollën 89 miliardë dollarë më 2016

Firma amerikane “App Annie”, e cila merret me analiza në fushën e aplikacioneve mobile, të dhënat për kërkesat e tregut për vitin e kaluar, thotë se rritja është dukshëm më e lartë në krahasim me vitin 2015.

Aplikacionet mobile gjatë vitit të kaluar në gjithë botën dhe në të gjitha dyqanet e aplikacioneve sollën të ardhura totale prej 89 miliardë dollarësh. Nga kjo, 35 miliardë vijnë nga shitjet në dyqanet zyrtare të aplikacione, si “App Store” dhe “Google Play”, ndërsa të ardhurat e mbetura shkuan për reklamat dhe burime të tjera të të ardhurave. Do të thotë, 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e kësaj shume janë arritur nëpër dyqanet e “Apple”-s dhe një e treta nëpër dyqanet e “Google”-s.

Gjithashtu, numri i shkarkimeve të aplikacioneve në dy dyqane të mëdha në “App Store” dhe “Google Play” është në rritje. Më 2016,  90 miliardë aplikacione janë shkarkuar, me rritje vjetore prej 15 për qind.

Po ashtu vitin e kaluar konsumatorët në mbarë botën me pajisjet e tyre kanë shpenzuar rreth 900 miliardë orë, rreth 150 miliardë orë më shumë se vitin e kaluar.