Autotech

Aplikacioni i Snowdenit kap “spiunët”

Spiunuesi amerikan Edward Snowden ka ndihmuar në krijimin e një aplikacioni të Androidit të dizajnuar për të mbrojtur pronat e gazetarëve dhe të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Softueri përdor sensorë – përfshirë kamera, mikrofonë e xhiroskop – për të detektuar ndërhyrësit në një pjesë të caktuar.

Ky aplikacion është i dizajnuar për t’u përdorur në një telefon të dytë që mund të lihet në shtëpi me pjesët e tjera të cilat përdoruesi dëshiron t’i monitorojë, transmeton Albinfo.ch.

“Imagjinoni sikur jeni gazetar që po punoni në një shtet të huaj dhe frikësoheni për shërbimin e sigurisë se mos po hyn në dhomën tënde të hotelit dhe po i merr gjësendet e kompjuterin tuaj teksa ju s’jeni aty. ‘Haven’ detekton ndryshimet në ambient përmes sensorëve në telefon dhe ju alarmon kur dikush tjetër hyn në hapësirën tuaj”, thuhet në njoftimin e “The Guardian Project of Freedom of the Press Foundation”, në të cilin president është Edward Snowden.

Aplikacioni më pas dërgon alarme te telefoni kryesor i përdoruesit për t’i mundësuar atij monitorim përmes një serveri.