Autotech

App Store e Google Play rritën për 35 për qind fitimet më 2017

Në total, dy tregjet më të mëdha kanë fituar 58.7 miliardë dollarë më 2017, gati 35 për qind më shumë se 43.5 miliardëshi i vitit 2016

Të hyrat totale të aplikacioneve në botë janë rritur për 35 për qind në vitin 2017, duke arritur në total prej 60 miliardë dollarësh, sipas një raporti të ri nga kompania “Sensor Tower”.

Kjo kompani mat të hënat nga aplikacionet e paguara dhe veçoritë të tjera që paguhen në App Store të Apple dhe Google Play të Google.
Gjithsesi, Apple është fituesi më i madh me gati dyfish në krahasim me Google Play, transmeton Albinfo.ch.

App Store siguroi 38.5 miliardë dollarë për një vit, ndërsa 20.1 miliardë dollarë shkuan për Google Play. Kjo tregon rritje prej 34.7 për qind për Apple në krahasim me vitin 2016 dhe 34.2 për qind për Google Play në krahasim me një vit më herët.

Në total, dy tregjet më të mëdha kanë fituar 58.7 miliardë dollarë më 2017, gati 35 për qind më shumë se 43.5 miliardëshi i vitit 2016.