Autotech

Apple, Amazon, Alphabet – gara për një trilion dollar

Kur bëhet fjalë për parashikimet për vitin 2018, analistët financiarë besojnë se një nga gjigantët teknologjikë pritet të jetë kompania e parë amerikane me vlerë trilionëshe.

Në pyetje është se kush do të jetë kjo kompani.

Apple

Suksesi i kompanisë varet nga suksesi i iPhone X, telefonit të ri të kompanisë, që po ashtu është më i shtrenjti. Nëse shitjet janë të mira, vlera e Apple do të kalojë një trilion dollarëshin, shkruan BBC.

Amazon

Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë. Vlera e aksioneve të kompanisë së tij është rritur për më shumë se 50 për qind në vitin 2017. Shumica e tyre erdhi përmes shërbimeve të uebfaqes së tij. Kompania po planifikon të shtojë disa dyqane të tjera të cilat mund ta çojnë edhe më lartë vlerën e kompanisë, transmeton Albinfo.ch.

Alphabet

Alphabet është kompania udhëheqëse e Google-it. Kjo kompani pritet të ketë të hyra në rritje prej 20 për qind. Për t’u bërë kompania e parë me vlerë trilionësh, Alphabet duhet të shpërndajë forcën përtej reklamimeve. Telefonat Pixel 2 mund të jenë një shtytje për asistentin e Google-it dhe veçoritë tjera të kompanisë.