Autotech

Apple gjen shërim për ngrirjen e iPhone X

Apple më në fund ka gjetur shërim për “ngrirjen” e iPhone X.

Shumë përdorues të iPhonet të ri shfrytëzuan rrjetet sociale menjëherë pasi u pajisën telefonin që kushton mbi 1000 euro, duke treguar se ekrani i tyre ndalet kur është moti i ftohtë.

Tani kompania ka përditësuar sistemin operativ dhe me lansimin e iOS 11.1.1 premton se e ka zgjedhur problemin, transmeton Albinfo.ch.

Po ashtu ky sistem i ri, sipas kompanisë, sjell përmirësime edhe te kamera.

Për të përditësuar iPhone X, mund të shkoni në Settings-General-Software Update.