Autotech

Apple ia heq butonin kryesor edhe iPadit të ri

“Bloomberg” raporton se iPadi i ri do të ketë ekranin 10.5 inç, kur të lansohet më vonë gjatë vitit të ardhshëm

Apple është duke punuar në ridizajnimin e iPadit për herë të parë pa butonin kryesor, por me sistemin e ri të prezantuar te iPhone X, Face ID.

“Bloomberg” raporton se iPadi i ri do të ketë ekranin 10.5 inç, kur të lansohet më vonë gjatë vitit të ardhshëm. Një laps digjital i Apple-it po ashtu është duke u prodhuar krahas tabletit të përditësuar.

Sikurse që bëri te iPhone, largimi i këtij butoni do të zgjerojë ekranet te iPadi, transmeton Albinfo.ch.

Apple nuk pritet që të përdorë ekranet OLED edhe te linja e re e iPadit duke i qëndruar besnik LCD-së.

Nuk dihet nëse kjo kompani do të sjellë veçorinë për rezistencë ndaj ujit dhe për mbushje pa kabllo siç e ka bërë te telefonat e rinj.