Autotech

Apple konfirmon: iPhone ngadalësohet me kohë

Apple ka konfirmuar dyshimet e shumë përdoruesve të iPhonet që thoshin se pajisjet e kësaj kompanie ngadalësoheshin me “moshë”.

Shumë klientë kishin dyshuar se Apple ngadalëson iPhonet e vjetër për të inkurajuar njerëzit të blejnë të rinj.

Tani kompania ka pranuar se disa modele ngadalësohen, por për shkak se me vazhdimin e kohës, bateritë dobësohen, shkruan BBC.

Apple thotë se donte të “zgjaste jetën” e pajisjeve, transmeton Albinfo.ch.

Kompania amerikane konfirmoi gjithçka pasi një përdorues ndau në rrjete sociale disa testime ku tregonte se iPhone 6S ishte ngadalësuar pas një periudhe përdorimi, por sërish ishte përshpejtuar kur kishte ndërruar baterinë.

Në anën tjetër, Apple tani ka konfirmuar se ka bërë disa ndryshime edhe në sistemin operativ iOS, që të menaxhojë më mirë bateritë litium-jon në telefonat e vjetër.