Autotech

Apple konfirmon problemet me çipa në pajisjet e veta

Apple ka thënë se të gjithë iPhonet, iPadat dhe kompjuterët Mac janë të prekur nga dy probleme në çipa.

Më herët gjatë javës u raportua se kompanitë teknologjike po përballeshin me disa probleme në çipa, që u jepnin hapësirë hakerëve që të vjedhin të dhënat, transmeton Albinfo.ch.

Miliarda kompjuterë, telefona të mençur e tabletë në gjithë botën ishin ndikuar – tani këtë e ka konfirmuar edhe Apple për produktet e veta.

Me këtë rast, kompania ka këshilluar shkarkimin e softuerëve vetëm nga burime të sigurta për t’i ikur aplikacioneve “mashtruese”.

Përdoruesit e kompjuterëve të Apple-it, Mac, shpesh kanë deklaruar se sistemet operative të pajisjeve të tyre ishin më të sigurta se pajisjet tjera.