Autotech

Apple kthehet në vendin e parë në tregun e pajisjeve që barten

Apple është rikthyer në maje të toplistës sa i përket tregut të pajisjeve që barten.

Sipas “Canalys”, Apple arriti të shesë 3.9 milionë ora të mençura në tremujorin e tretë të vitit 2017, duke e bërë tremujorin më të suksesshëm të kompanisë. Rreth 800 mijë njësi nga këto 3.8 milionë ishin ora të reja të kompanisë, Apple Watch Series 3.

Rivalët kryesorë të Appleit mbeten Xiaomi dhe Fitbit me 3.6, respektivisht 3.5 milionë njësi të shitura, transmeton Albinfo.ch.

Apple Watch Series 3 fillimisht pati probleme me lidhjen LTE, por që më pas u përmirësua pas përditësimit të softuerit. Kjo duket se shpiu në shitjen më të madhe të kompanisë deri tani.